Haradinaj: Buxheti për vitin 2024 është i varfërimit dhe stagnimit
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Buxheti për vitin 2024 është i varfërimit dhe stagnimit

Ekonomia November 13, 2023 - 13:54

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vazhduar me tryezat e diskutimit.

Këtë herë Grupi Parlamentar i kësaj partie diskuton me kryetaret e komunave që vijnë nga ky subjekt politik dhe kryetarët e degëve në të gjitha qytetet, në lidhje me buxhetin e Kosovës për vitin 2024, që kap shifrën e mbi tre miliardë eurove. Po ashtu në këtë diskutim po marrin pjesë edhe kryetarët e disa sindikatave në Kosovë.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se projektbuxheti për vitin 2024 nuk është buxhet zhvillimor, por stagnues, si në aspektin socio-ekonomik, po ashtu në atë të zhvillimit.

Haradinaj ka thënë se rritja e buxhetit në paga të koeficientit prej 105 në 110 nuk është rritje. Ai ka folur edhe për investimet kapitale prej 48 milionë eurove, që sipas tij nuk mundëson ndonjë zhvillim ekonomik.

Haradinaj më tej ka thënë se asnjë nga projektet e mëdha nuk është realizuar në këtë vit, por janë bartur në vitin e ardhshëm. Përgjithësisht, sipas Haradinajt, ky buxhet është i varfërimit dhe stagnimit.