Ndërmarrja “Trepça” shpall konkurs për kryeshef ekzekutiv
Foto: Zëri

Ndërmarrja “Trepça” shpall konkurs për kryeshef ekzekutiv

Ekonomia November 13, 2023 - 11:23

Ndërmarrja “Trepça” ka shpallur konkurs për kryeshef ekzekutiv, pas shkarkimit të Enis Abdurrahmanit, i cili ishte për rreth dy vjet pati ushtrues detyre.

Në konkursin e bërë në uebfaqen e tyre zyrtare, thuhet se kryeshefi do të vlerësohet vazhdimisht nga Bordi i Drejtorëve dhe se kontrata do të jetë trevjeçare, me mundësi vazhdimi.

Afati për aplikimi do të jetë i hapur deri më 28 nëntor.

Ndryshe, minatorët kishin mbajtur grevë për 10 ditë, ku në kërkesat e paraqitura ishte edhe shkarkimi i menaxhmentit.

Greva ishte ndërprerë pas marrëveshjes së arritur ndërmjet ndërmarrjes dhe minatorëve, ku edhe ishin pajtuar për plotësimin e kërkesave të tyre.