“I love my Business”, për herë të parë në Prishtinë trajnimi më i madh për biznesin

“I love my Business”, për herë të parë në Prishtinë trajnimi më i madh për biznesin

Ekonomia November 10, 2023 - 17:47

Ke qenë më parë në ndonjë trajnim biznesi, ku shembujt jepen nëpërmjet historive të thjeshta, në një mënyrë argëtuese dhe me një gjuhë të drejtëpërdrejtë?

Je i lodhur nga sallat e konferencave ku flitet në mënyrë të përgjithshme, me një gjuhë akademike, e cila bëhet shpejtë e mërzitshme duke të vënë në gjendje gjumi?

Atëherë ky është momenti më i përshtatshëm për t’u bërë pjesë e një eventi unik në llojin e tij për trevat shqipfolëse, ku 10 orë në ditë ndihen si 10 minuta.

Pas suksesit në Tiranë, me mbi 2500 pjesëmarrës, “I love my Business” vjen për herë të parë në Prishtinë, në datat 16-17 dhjetor.

I përshtatshëm për të gjithë grupmoshat, interesat dhe profesionistët e çdo profili pune, për skuadrat e mëdha, por edhe individët që duan të progresojnë si në jetë, ashtu edhe në karrierë.

Temat e zhvillimit personal në këtë trajnim ndërthuren me ato të biznesit, me qëllim që të të qartësojnë rreth bllokimeve të brendshme, ideve të kufizuara rreth vetes, të cilat interferojnë në marrëdhëniet që ndërtojmë në përditshmëri, por edhe në rrugëtimin tonë në një profesion dhe karrierë të caktuar.

Regjistrohu në “I love my Business”

Nëse je i ri në biznes dhe po kërkon ta zgjerosh atë, nëse ke një skuadër të pamotivuar, pa ide të reja, jo efiçente në punë dhe në prodhim rezultatesh, atëhere mos humb më kohë, por eja në këtë trajnim.

Nëse je një njeri në karrierë dhe dëshiron të ngrihesh në detyrë, të kesh rezultate më të mira në punë, por edhe në çdo iniciativë tënden, ky trajnim është edhe për ty.

Dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes gjatë festave të fundvitit, për të vënë në peshore gjithçka ke realizuar në një vit të tërë, si dhe për të vendosur qëllime dhe objektiva të reja për atë që do të arrish në vitin që vjen.

Jepi vetes një mundësi më shumë, duke u bërë pjesë e kësaj përvoje që përveçse do të mbetet gjatë në kujtesë, do të të qartësojë rreth shumë çështjeve me rëndësi dhe ndikim në jetën tënde aktuale, por edhe për vijueshmërinë.

Gjithçka mund të ndodhë në një trajnim si “I love my Business” nga Ermal Mamaqi.

Bëhu gati që diçka të ndryshojë përgjithmonë në jetën tënde.

Artikull i sponsorizuar