Kurti: Merrni torba me vete kur blini gjësende nëpër vetëshërbime
Foto: Laura Hasani

Kurti: Merrni torba me vete kur blini gjësende nëpër vetëshërbime

Ekonomia November 06, 2023 - 13:29

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu sot kanë vizituar disa dyqane në qendër të Prishtinës.

Kurti i falënderoi pronarët e marketeve për bashkëpunimin dhe i ftoi qytetarët të marrin torbat me vete. Mandej ai tha se qeset pa doreza janë falas, ndërsa të tjerat pesë centë, ku dy centë do të shkojnë në buxhetin e shtetit.

“Ne i falënderojmë shumë për bashkëpunimin pronarët e marketeve dhe menaxherët e marketeve ose vetëshërbimeve siç u kemi thënë kaherë që ta zbatojmë me përpikëri udhëzimin administrativ dhe i ftojmë qytetarët që kur të shkojnë të blejnë në vetëshërbim në markete t’i marrin torbat me vete”.

“Vetëm këto qeset pa dorëza pa vegëza do të jenë falas dhe këto përdoren për fruta dhe perime, ndërkaq ato qeset prej 25 deri 50 gramësh do të kushtojnë 5 centë, 2 centë shkojnë në buxhet të shtetit. Por është mirë që aso të kemi sa më pak të drejtë aspak dhe torbat merreni me vete kur blini gjësende nëpër vetëshërbime ose markete”.

Image