Murati: Mbi 410 mijë vende pune aktive dhe numri i të rinjëve të punësuar është dyfishuar
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në Kosovë ka mbi 410 mijë vende pune aktive dhe numri i të punësuarëve nën moshën 25-vjeç është dyfishuar.
Ai ka thënë se ky është rezultat i një pune të vazhdueshme që ka bërë Qeveria, duke përmendur se në mbledhjen e djeshme kanë ndarë edhe 2.5 milionë euro mbështetje për subvencionimin e kredive investuese, për prodhuesit vendorë, në kuadër të Masës 2.1.
“Në mbledhjen paraprake të Qeverisë, miratuam edhe lirimin nga dogana për disa lëndë të para si dhe për pjesët rezervë të makinerive prodhuese.
Secilën mbledhje, vendime në mbështetje të prodhuesve, në mbështetje të ekonomisë.
Rezultatet patjetër se nuk do të mungojnë - për herë të parë kemi mbi 410 mijë vende pune aktive, dhe numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25 vjeç është dyfishuar”, shkroi ai në Facebook. /Zëri