Mustafa: Ekonomia e Kosovës me normën më të ulët të rritjes në 10 vitet e fundit

Mustafa: Ekonomia e Kosovës me normën më të ulët të rritjes në 10 vitet e fundit

Ekonomia September 16, 2023 - 19:55

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa,  ka kritikuar qeverinë duke thënë se ekonomia e Kosovës po shënon normën më të ulët të rritjes në 10 vitet e fundit.

Mustafa tha se të dhënat e publikuara nga ASK-ja tregojnë se norma reale e rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2023 ishte vetëm 2.02 për qind.

“Kjo normë kaq e ulët e rritjes ekonomike kryesisht reflekton kushtet e vështira nëpër të cilat po kalon sektori privat, bazuar në rënien reale të eksportit të mallrave me 10.7% dhe rënien e vlerësuar reale të investimeve private me rreth 6%”, tha Mustafa, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se këto të dhëna tregojnë se kah po shkon ekonomia e vendit dhe me këtë, sipas tij, edhe standardi i jetesës së qytetarëve të Kosovës që po degradon çdo ditë e më tepër.

“Drejtimi që ka marrë ekonomia e vendit që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit ilustrohet qartë nga figura në vijim”, tha ai.