Buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2024, 20 milionë euro më i lartë se i vitit të kaluar
Foto: Laura Hasani

Buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2024, 20 milionë euro më i lartë se i vitit të kaluar

Ekonomia September 14, 2023 - 14:21

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se buxheti i kryeqytetit, i cili është votuar sot për vitin 2024, është 20 milionë euro më i lartë se i vitit të kaluar.

Rama këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas Ramës, për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro.

“Buxheti i Kryeqytetit, i cili sapo u votua në Kuvend, për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro. Pra, rreth 20 milionë më i lartë se vitin e kaluar.

Buxheti i vitit 2024 është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës sime në Kryeqytet. Pra, do të jetë një buxhet i TRANSFORMIMIT të Kryeqytetit”, shkroi Rama në Facebook.