Ankandi i tetë i letrave me vlerë, javën tjetër
Ekonomia
September 12, 2023 - 09:25
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 19 shtator 2023 do të mbahet ankandi i tetë për vitin 2023.
Në këtë ankand do të emetohen Obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën prej 25 milionë eurove.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave. /Zëri