Kosova e Izraeli nënshkruajnë deklaratë bashkëpunimi për turizëm

Kosova e Izraeli nënshkruajnë deklaratë bashkëpunimi për turizëm

Ekonomia September 11, 2023 - 14:16

Ministri i Turizmit i Izraelit, Haim Katz, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, ku u mirëprit nga ministrja Rozeta Hajdari.

Gjatë këtij takimi u nënshkrua Deklarata e Përbashkët ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Ministrisë së Turizmit të Shtetit të Izraelit për bashkëpunimin në fushën e turizmit, raporton Zeri.info.

Kjo deklaratë ka për qëllim forcimin e lidhjes ndërmjet dy vendeve duke ndihmuar në zhvillimin e turizmit në përputhje me parimet e respektit reciprok dhe barazisë.

Ndër tjera bëhet e ditur se ministrja Hajdari ka potencuar se ky është një shans i jashtëzakonshëm për të eksploruar shumë fusha të reja bashkëpunimi, përfshirë pjesëmarrjen në ekspozita, panaire, konferenca, dhe ngjarje të tjera që do të promovojnë bukuritë natyrore dhe kulturën e të dyja vendeve.

“Deklarata e Përbashkët parasheh edhe shkëmbimin e informacionit mbi inovacionin dhe digjitalizimin e turizmit dhe ekspertizës me synimin për të krijuar një partneritet të qëndrueshëm me theks në sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe sipërmarrjet fillestare që operojnë në industrinë e turizmit e po ashtu edhe shkëmbimin e të dhënave dhe statistikave që do të përmirësojnë përvojën e udhëtimit për të dyja vendet”, thuhet në njoftim. /Zëri