Rriten kamatat, bankat kënaqen para
Foto: Ilustrim

Rriten kamatat, bankat kënaqen para

Ekonomia September 08, 2023 - 21:52

Ngritjes së çmimeve në Kosovë sivjet, duket se ia panë hairin më së shumti bankat komerciale.

Nga të dhënat që Klani i mori te Banka Qendrore e Kosovës, del se fitimi i akumuluar i tyre për periudhën janar-korrik 2023, është 96.4 milionë euro.

Kjo shumë është për 13.3 milionë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.

Për profesorin Ujkan Bajra, kjo erdhi edhe si rezultat i rritjes së kamatave në fillim të vitit.

E kolegu i tij Medain Hashani, mendon se ndikim patën kreditë e reja, që u rritën shkaku i inflacionit.

Sipas tij, njëfarë faktori për këtë profit qe edhe ngritja e kuotave për bllokim të parave.

Në rast se ky trend vazhdon, ekonomistët vlerësojnë se ky vit do të përmbyllet me fitime rekorde të bankave në Kosovë.