Ismajli: Stabiliteti financiar do të ketë fokus të veçantë

Ismajli: Stabiliteti financiar do të ketë fokus të veçantë

Ekonomia September 08, 2023 - 20:44

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismajli  ka thënë se me të marrë detyrën e guvernatorit ka hartuar një plan për funksionimin e BQK-së.

“Pika e parë ka të bëjë më stabilitetin financiar, me sistemin e pagesave, digjitalizimin e shërbimeve si dhe qasjen në financa. Kjo para se gjithash përfshinë rishikimin e kornizës ligjore. Po ashtu zhvillime në infrastrukturë të cilat mundësojnë digjitalizimin e shërbimeve nga tradicionale në të teknologjisë që përfshijnë pagesat e shpejta, gjithashtu edhe në hapjen e tregut. Sa i përket stabilitetit financiar do të kemi fokus të veçantë në avancimin e mbikëqyrjes financiare të bazuar në rrezik. Gjithashtu do të punojmë që të zgjerojmë instrumentet financiare dhe po ashtu do të përpiqemi që në kuadër të sistemit të pagesave të përfshijmë edhe institucionet jobankare”, tha Ismajli./rtk