Murati: Mbi 250 milionë euro investime për Lojërat Mesdhetare

Murati: Mbi 250 milionë euro investime për Lojërat Mesdhetare

Ekonomia September 08, 2023 - 18:46

Edhe ministri i Finacave, Hekuran Murati ka reaguar pasi Kosova është shpallur nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030.

Murati ka thënë se mbi 250 milionë euro investime do të bëhen në stadium, pishina, salla sportive e infrastrukturë sportive, raporton Zeri.info.

“Edhe qindra miliona euro tjera investime private në akomodim, hoteleri e turizëm. Krahas përfitimeve direkte financiare që do të vijnë me organizimin e Lojërave Mesdhetare, përmes tyre do të konsolidohet imazhi shtetëror në arenën ndërkombëtare, përforcohet përkatësia dhe identiteti shtetëror si dhe do të investohet në infrastrukturë fizike të modernizuar”, shkroi ai në Facebook. /Zëri