Deri në 70 euro një metër dru në Prishtinë, qytetarët druajnë për një dimër të vështirë
Foto: Zëri / Ilustrim

Deri në 70 euro një metër dru në Prishtinë, qytetarët druajnë për një dimër të vështirë

Ekonomia September 06, 2023 - 10:53


Disa metra larg shkollës “Nazim Gafurri”, dhjetëra kamionë të ngarkuar me dru po qëndrojnë aty.

Ndonëse nuk u prononcua askush nga shitësit, prapa kamerës thanë se çmimi sillet nga 65 deri në 70 euro për metër.

Çmimet e larta ka bërë që të bjerë edhe interesimi i qytetarëve për furnizim.

Çmim i shtrenjtë po i duket edhe qytetarit Hasan Shkodra.

Tha se i posedon edhe disa metra të blerë nga viti i kaluar.

“I shtrenjtë. Ende nuk i kam blerë, por i kam disa që i kem blerë vjet, por me marr dimri i rëndë, ndoshta shtrenjtohen ende. Nuk kemi çfarë të bëjmë, me diçka duhet me u nxeh”, tha Shkodra për Ekonominë Online.

Edhe një qytetar tjetër prapa kamerës tha se çmimi është i lartë dhe se druan për një dimër të vështirë.

Edhe përkundër kësaj, në shumë lagje të kryeqytetit blerësit vazhdojnë të jenë prezentë.