Haradinaj merr pjesë në “Hardh Fest”: Vreshtarët e Kosovës, kontribues të mëdhenj në ekonomi

Haradinaj merr pjesë në “Hardh Fest”: Vreshtarët e Kosovës, kontribues të mëdhenj në ekonomi

Ekonomia September 01, 2023 - 17:40

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në festivalin tradicional të vjeljes së rrushit “Hardh Fest” në Rahovec.

Ai tha se përveç kontributit në zhvillimin e ekonomisë, Rahoveci ka kontribuar shumë edhe gjatë luftës dhe kjo bën që ky qytet të jetë ndër më të rëndësishmit në Kosovës, raporton Zeri.info.

Haradinaj ndër të tjera përgëzoi vreshtarët për punën e tyre, duke thënë se janë bërë storie suksesi.

Por, gjatë fjalimit të tij nuk la pa përmendur edhe synimin që ka Kosova për t’u anëtarësuar në NATO, duke thënë se populli dhe Qeveria duhet të bashkëpunojë me aleatët që t’i arrijë objektivat.

“Gjatë fjalës sime, po ashtu theksova që si Kosovë, i kemi disa synime pa të cilat do te kemi vështire ta zhvillojmë çdo sektor të vendit. Synim e kemi anëtarësimin në institucionet euro-atlantike, veçanërisht më NATO. Për të arritur këtë qellim nuk guxojmë të largohemi nga aleatët tanë, por duhet të afrohemi me ta që ta kenë besimin tek ne që bashkërisht t'i arrijmë objektivat.

Vreshtarëve, fermerëve dhe afaristëve të Rahovecit, i urova suksese në punën e tyre!”, shkroi ai ndër tjera. /Zëri