Hyn në fuqi Rregullorja e re për banka, cilat janë shërbimet që mund t’i marrin qytetarët pa pagesë?
Foto: Zëri / Ilustrim

Hyn në fuqi Rregullorja e re për banka, cilat janë shërbimet që mund t’i marrin qytetarët pa pagesë?

Ekonomia August 01, 2023 - 09:55

Më 1 gusht ka hyrë në fuqi Rregullorja e re për banka, ku sipas kësaj rregulloreje bankat duhet të ofrojnë shërbime bazike pa pagesë për qytetarët.

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës më 20 dhjetor 2022 kishte miratuar Rregulloren për shërbime bazike, ndërkaq Neni 5, paragrafi 4 do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

BQK-ja në njoftimin e bërë për media ka njoftuar se rregullorja për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike ka për qëllim të përcaktojë kushtet për qasjen e konsumatorëve në llogari pagese me shërbime bazike.

Rregullorja u mundëson të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh rrethanat financiare të tyre, statusin e punësimit apo nivelin e të ardhurave, që të mund të kenë qasje në llogari pagese me shërbime bazike.

Rregullorja për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike aplikohet për të gjitha bankat dhe degët e bankave të huaja të licencuara nga BQK-ja, që veprojnë në Republikën e Kosovës.

Detaje rreth rregullores së re mund të gjeni duke klikuar KËTU.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image