Dogana konfiskon 568 litra tretës në regjionin e Ferizajt dhe fillon procedurën e kundërvajtjes

Dogana konfiskon 568 litra tretës në regjionin e Ferizajt dhe fillon procedurën e kundërvajtjes

Ekonomia June 03, 2023 - 10:02

Dogana e Kosovës konfiskoi rreth 600 litra tretës në regjionin e Ferizajt dhe ka filluar procedurën e kundërvajtjes ndaj personave përgjegjës.

Sipas njoftimit të Doganës bëhet e ditur se kontrollat e paparalajmëruara në dy lokacione të Ferizajt zbuluan këtë sasi të madhe të tretës/nitro.

Tërë sasia u konfiskua dhe procedurat ligjore janë nisur kundër personave të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, sipas informacionit zyrtar të Doganës.

“Zyrtarët doganorë kanë ushtruar kontrolle pa paralajmërim në dy lokacione në regjionin e Ferizajt dhe me këtë rast është hasur në 568 litra Tretës / Nitro. Tërë sasia është konfiskuar si dhe nga personave përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Zëri