Dogana sekuestron mbi 35 mijë litra pije alkoolike të prodhuara pa autorizim [foto]

Dogana sekuestron mbi 35 mijë litra pije alkoolike të prodhuara pa autorizim [foto]

Ekonomia May 22, 2023 - 12:13

Dogana e Kosovës e ka organizuar një aksion në fshatin Novak të Prizrenit, pasi dyshohej për prodhim të pijeve alkoolike pa autorizim.

Sipas njoftimit të Doganës, pas bastisjes në lokacionin e dyshuar kanë gjetur 32,850 litra verë dhe 2,350 litra raki rrushi të prodhuara pa autorizim të nevojshëm, e cila ishte në pronësi të kompanisë së dyshuar, raporton Zeri.info.

“Pijet alkoolike të konstatuara në depon e pa autorizuar nga dogana për prodhim dhe mbajtje janë pllombuara. Sasia e gjetur në vijim tregon se bëhet fjalë për verë e kuqe e prodhuar në vitin 2021, merlot 14% alk., sasia 5,000.00 litra, verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, cabernet sauvignon 14% alk., sasia 7,000.00 litra; raki rrushi 2021, 43% alk., sasia 2,150.00 litra; verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, merlot 13% alk., sasia 5,000.00 litra, verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, cabernet sauvignon 12.5% alk, sasia 15,850.00 litra, raki rrushi 2022, 45% alk., sasia 200.00 litra, si dhe mbetje të verës, sasia 200.00 litra”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Zëri

Image
Image
Image