Kultivimi i fidanëve dhe bimëve aromatike për përfitime ekonomike

Kultivimi i fidanëve dhe bimëve aromatike për përfitime ekonomike

Ekonomia May 12, 2023 - 22:17

Kulturat pranverore të perimeve dhe të bimëve aromatike janë duke u shtuar në Kosovë.

Agronomët thonë se interesimi për kultivim mundëson vetëpunësimin dhe shton kërkesën për treg të jashtëm.

Kultivimi i fidanëve nëpër serra të vendit, dita-ditës, po shtohen për mbjelljet pranverore, ndërsa dominon kultivimi i fidanëve të domateve dhe specave. Agronomi Bujar Beqa thotë se përveç fidanëve kultivon edhe perime në serrë.

“Ne i kemi në dy lokacione serrat. Serra kryesore është në rrugën e Reçakut ku kultivojmë vetëm fidane të perimeve, kurse serra, e cila kultivon perime është në fshatin Gjurkovc, atje e bëjmë prodhimin veç të domateve, ndërsa këtu ku jemi janë 20 ari, afro 2000 metra katror”, tha Bujar Beqa, agronom.

 Njëherësh edhe bimët aromatike të zonave ekologjike, si në Gollak, po bëhen më të eksploruara për vjeljen dhe grumbullimin e tyre.

 “Në fillim sfidat kanë qenë bukur të mëdha për shkak se nuk kam pasur njohuri për këtë proces mirëpo me kohë mbërrihen ato njohuri edhe mu kanë ofruar mundësitë që të jem në kontakt me natyrën, në kontakt me njerëzit e kësaj anë edhe qëllimi primar ka qenë të orientohem me një pikë të grumbullimit e cila mundëson gjenerimin e të hyrave për fermerët”, Luan Fazliu, afarist.

Sipas agronomëve, prodhimi vendor nuk duhet të shikohet vetëm për vlerë por edhe për interesin publik të mbështetur nga bujqësia organike dhe eliminimi i monopolit me qëllim të ngritjes së ekonomisë së vendit./rtk