AUV-i largon nga tregu çokollatat “Frey”, dyshohet se u është falsifikuar data e skadencës

AUV-i largon nga tregu çokollatat “Frey”, dyshohet se u është falsifikuar data e skadencës

Ekonomia May 05, 2023 - 23:42

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se pas raportimeve të disa qytetarëve janë larguar çokollatat “Frey”, nën dyshimin se u është falsifikuar data e skadencës.

Në depon e operatorit ekonomik distributes të këtij produkti që gjendet në Fushë-Kosovë janë gjetur edhe produkte të tjera të dyshimta, ku datat e skadencës u janë mbuluar me stikera dhe u është shënuar një datë tjetër, raporton Zeri.info.

“Sasia e gjetur e produkteve e gjetur është ndaluar për qarkullim, po ashtu është urdhëruar distributori, qe menjëherë të bëjë tërheqjen nga të gjitha pikat ku e ka shpërndarë produktin. Në të njëjtën kohë është gjetur edhe adresa e furnitorit të këtij produkti si Importues me lokacion ne komunën e Gjilanit. Po ashtu tek i njëjti autoritete shtetrore kanë gjetur edhe një sasi tjetër të çokolatës se njëjtë me afat të skaduar por qe nuk i është manipuluar data. Nga të dyja rastet është arritur të ndalohen rreth 2500 njesi çokolate prodhues fabrika “Frey” lloji: supreme dark orange, supreme dark 78%, dhe supreme dark crunchy almond. Të gjitha me peshë 100 gram për njësi”, thuhet në njoftim. /Zëri