Kjo është polica e re kufitare
Foto: Ilustrim / Zëri

Kjo është polica e re kufitare

Ekonomia March 20, 2023 - 14:13

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka bërë të ditur se nga sot ka hyrë në përdorim polica e re kufitare, e cila sipas njoftimit e mbyll ciklin e ndryshimeve të policave që janë bërë në këtë institucion.

Përmes një njoftimi për media, BKS-ja ka thënë se në fillimi kishte ndryshuar policën TPL, më pastaj TPL Plus dhe tash në fund është bërë dizajnimi i policës kufitare.

“Drejtori i BKS-së ka njoftuar se policat që tashmë janë në funksion janë të një standardi të lartë si në aspektin vizual, ashtu edhe në atë të sigurisë. Mazreku ka thënë se janë duke punuar në vazhdimësi që në një të ardhme të shpejt të eliminojnë në tërësi kopjet fizike të policave”, thuhet në njoftimin e Byrosë Kosovare të Sigurimit.