Mbi 686 mijë vizitorë të huaj hynë në Shqipëri në janar-shkurt, rritje vjetore me 74%

Mbi 686 mijë vizitorë të huaj hynë në Shqipëri në janar-shkurt, rritje vjetore me 74%

Ekonomia March 20, 2023 - 11:18

Mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri në dy muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të publikuara nga kryeministri Edi Rama.

Kjo shifër është 74 për qind më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2022, shkroi Rama në Facebook.

“Vizitorët e huaj në shkurt 2023 janë rritur me 54 për qind krahasuar me shkurtin e kaluar”, shtoi Rama.

Shqipëria është e pasur me bukuri natyrore, si peizazhet malore dhe bregdeti mahnitës, të cilat i gjejmë shpesh edhe në guidat e revistat më prestigjioze në botë. Por, përveç këtyre, një vend të veçantë po zë gjithnjë e më shumë turizmi kulturor, ku muzetë dhe kalatë e shumta anembanë Shqipërisë po tërheqin një numër përherë e më të madh vizitorësh vendas, por edhe të huaj.