Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
Foto: Ilustrim

Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro

Ekonomia March 19, 2023 - 13:39

Ministri i Ekonomisë, Hekura Murati ka thënë se me Qeverinë Kurti ka filluar të përparojë ekonomia e vendit.

Ai pretendon se për çdo vit të qeverisjes, ekonomisë i shtohen nga një miliardë euro, raporton Zeri.info.

Murati madje thotë se me qeveritë e kaluara për t’ia shtuar ekonomisë një miliard euro duheshin të kalonin 3 vjet.

“Me qeveritë e kaluara duheshin 3 vjet për t’ia shtuar ekonomisë 1 miliard euro vlerë.

Me Qeverinë Kurti, ekonomisë së vendit i shtohet nga 1 miliard euro për secilin vit të qeverisjes.

Krejt kjo përkundër krizave globale të madhësisë që bota nuk i ka parë në shekullin e fundit”, shkroi ai në Facebook, teksa bashkëngjiti edhe një tableë me statistika. /Zëri