MF-ja ekzekuton shtesat për punëdhënësit që kanë rritur pagat në sektorin privat
Foto: Ilustrim

MF-ja ekzekuton shtesat për punëdhënësit që kanë rritur pagat në sektorin privat

Ekonomia March 16, 2023 - 22:48

Sot, Minstria e Financave ka ekzekutuar mbështetjen për punëdhënësit që kanë rritur pagat e rreth 17 mijë punëtorëve në sektorin privat, masë kjo prej së cilës është bërë subvencionimi 50% të rritjes së pagës për 3 muajt e parë.

Ministri i këtij dikasteri, Hekuran Murati bën të ditur se me kompletimin e kësaj mase, është shënuar edhe kompletimi i të gjitha masave të Pakos për Përballje me Inflacionin.

“Inflacioni ka rënduar buxhetet e familjeve gjithandej, mirëpo asnjë qeveri e rajonit nuk ka pasur një pako kaq të madhe e kaq gjithëpërfshirëse si Pakoja për Përballje me Inflacionin që ka zbatuar qeveria jonë. Mbi 688 mijë qytetarë të mbështetur!”, ka shkruar ai në Facebook.