Tahiri: Bizneset po importojnë nga jashtë, prodhimet vendore po falen

Tahiri: Bizneset po importojnë nga jashtë, prodhimet vendore po falen

Ekonomia March 16, 2023 - 14:04

Kryetari i Shoqatës së Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, ka akuzuar marketet e mëdha në vend se po importojnë produkte nga vendet e tjera e që sipas tij kjo dëmton fermerët vendorë.

Tahiri ka thënë se fermerët po detyrohen të hedhin ose të falin prodhimet e tyre, raporton Zeri.info.

Ai ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku lopët shihen duke ngrënë karota e lakra, që sipas tij fermerët vendorë nuk kanë arritur t’i shesin.

“Oligarkët i mbushin marketet e tyre me pemë e perime nga importi, kurse prodhuesit tanë duhet me i hedhë ose me ua falë fermerëve për ushqim kafshësh, për shkak se nuk kanë ku dhe kujt me ia shitë”, shkroi ai ndër të tjera. /Zëri