ATK: 15.5 milionë euro më shumë të hyra për muajin janar

ATK: 15.5 milionë euro më shumë të hyra për muajin janar

Ekonomia February 03, 2023 - 16:03

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë janarit të këtij viti janë rritur të hyrat tatimore.

Sipas ATK-së, 96.7 milion euro tatime, janë të hyrat e muajit janar që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 15.5 milion euro apo 19.2%. Ndërsa, kontributet pensionale janë 18 milion euro.

Në komunikatë thuhet se ATK-ja përveç të tjerash synon që këtë vit të implementojë Planin Strategjik si dhe implementimin e projekteve për përmirësimin e përmbushjes në sektorët me rrezik.

“ATK-ja falënderon tatimpaguesit për kryerjen e detyrimeve tatimore, në të njëjtën kohë kërkon nga ta që të vazhdojnë të jenë kontribues në zhvillimin e vendit tonë”, thuhet ndër të tjera. /Zëri