
Ambasadorja izraelite viziton Doganën e Kosovës
Ekonomia
February 02, 2023 - 16:13
Ambasadorja Tamar Ziv, Ambasadore jorezidente e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës dhe Roy Roznek, anëtar i Kryesisë së Federatës së Dhomave të Tregtisë të Shtetit të Izraelit (FICC), sot vizituan Drejtorinë e Doganës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Doganës thuhet se Ziv u prit në Doganë nga menaxhmenti i lartë i Doganës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm Agron Llugaliu me bashkëpunëtor, raporton Zeri.info.
Drejtori i Përgjithshëm Llugaliu në pika të shkurta, informoi Ziv me zhvillimet e Doganës në përgjithësi, me punën dhe angazhimin, në mbledhjen e të hyrave, sfidat dhe planet për të ardhmen.
Gjithashtu në takim është diskutuar mundësia thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellët ekonomik tregtarë në me të Kosovës dhe Izraelit.