Hykolli: Vlerësimin për koeficientin e japim pas takimit me federatat sindikale

Hykolli: Vlerësimin për koeficientin e japim pas takimit me federatat sindikale

Ekonomia February 01, 2023 - 17:12

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, përmes një njoftimi ka bërë me dije se vlerësimin për publikimin e koeficientit për pagat do ta japin pasi të jetë marrë opinioni i të gjitha federatave sindikale.

Ai është shprehur kritik nda Ali Gashit, duke thënë se ka folur në emër të BSPK-së, për t’i çuar përpara agjendat e veta personale.

“Prandaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të vetmes konfederatë sindikale në Kosovë e cila kujdeset për përfaqësimin e drejtë dhe balancues të të gjitha federatave sindikale e njëkohësisht të të gjithë anëtarësisë sindikale, dua të informojë publikun e gjerë e sidomos anëtarësinë sindikale se do të prononcohemi për vlerën monetare të koeficientit pas grumbullimit të informacioneve nga përfaqësuesit e federatave sindikale”, është shprehur Hykolli.

BSPK i bën thirrje qeverisë që ta ngritë Pagën Minimale që theksohet se është më e ulëta në rajon. /klankosova