Murati: Me ligjin e ri, paga mesatare bruto do të jetë 730 euro për këtë vit
Foto: Laura Hasani

Murati: Me ligjin e ri, paga mesatare bruto do të jetë 730 euro për këtë vit

Ekonomia February 01, 2023 - 11:12

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se për këtë vit paga mesatare bruto do të jetë 730 euro.

“Me ligjin e ri mesatarja bruto do të jetë 730 euro për vitin 2023, një rritje 17 për qind”, ka thënë Murati në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Ai ka theksuar se për vitin e ardhshëm vlera e koeficientit për pagat parashihet të jetë 110 euro, njofton Klankosova.tv.

Murati njoftoi se nga muaji shkurt do të fillohet me implementimin e Ligjit të ri të pagave.

Sot në mbledhjen e Qeverisë u miratua vlera e koeficientit 105 euro për pagat.