Rafuna: Më mirë të rriten pagat dhe trusti të mos preket

Rafuna: Më mirë të rriten pagat dhe trusti të mos preket

Ekonomia December 08, 2022 - 09:47

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka kërkuar rritjen e pagave.

Sipas tij, rritja e pagave do të duhej të bëhej minimumi në vlerën e inflacionit, në mënyrë që qytetarët ta ndiejnë më pak krizën.

Ai ka thënë se mirë do të ishte që trusti të mos prekej dhe të gjenden forma atë tjera që të ndihmohen qytetarët në këtë kohë të krizës.

“E mira kishte me qenë që trusti të mos preket. E mira kishte me qenë të gjinden forma tjera për t’u ndihmuar nëpërmjet paketave të ndryshme nga Qeveria e vendit. Kish me qenë e udhës ngritja e pagave, minimumi në vlerën e inflacionit, në mënyrë që qytetarët ta ndiejnë më pak çështjen e inflacionit. Në mungesë të saj qytetarët janë të detyruar ta kërkojnë tërheqje e trustit, që sa më pak të ndiejnë efektin e inflacionit”. /eo