Tahiri: Qeveria po i cenon përditë komunat me akte arbitrare, buxheti i 2023-ës është mashtrim më i ulët që po u bëhet qytetarëve
Ekonomia
December 04, 2022 - 13:02
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria po i cenon përditë komunat me akte arbitrare.
Tahiri përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka theksuar se prezantimi i Projektbuxhetit nëpër komuna është mashtrimi më i ulët që po u bëhet qytetarëve.
“Buxheti i vitit 2023 është miratuar në Qeveri pa asnjë konsultim paraprak me komunat dhe qytetarët. Prezantimi nëpër komuna është mashtrim i ulët që u bëhet qytetarëve”, ka shkruar Tahiri.
“Kjo Qeveri edhe po cenon përditë pavarësinë e komunave me akte arbitrare, si ai për grabitjen e të hyrave vetanake”, shton ai.