Kurti ka një thirrje për qytetarët përfitues të asistencës sociale dhe nënat vetushqyese
Foto: Laura Hasani

Kurti ka një thirrje për qytetarët përfitues të asistencës sociale dhe nënat vetushqyese

Ekonomia November 29, 2022 - 19:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje për aplikimin për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Ai thotë se kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë,

Përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kurti thotë se subvencionimi direkt i stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë do t’ju ndihmojë qytetarëve, të tejkalojnë sa më lehtë këtë dimër.

“Ju ftoj veçanërisht juve qytetarë përfitues të asistencës sociale si dhe juve nëna vetushqyese që të aplikoni e përfitoni nga kjo mbështetje e Qeverisë”, shkroi Kurti.