Zgjatet afati i aplikimit për “Fazën 1” të subvencionimit të efiçiencës së energjisë
Ekonomia
November 26, 2022 - 13:39
Ministria e Ekonomisë ka njoftuar qytetarët e interesuar për aplikim në thirrjen e dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë, se ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim për “Fazën 1 deri” më 2 Dhjetor 2022.
“Zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve të cilët, përkundër interesimit nuk kanë arritur të aplikojnë në Fazën 1 brenda afatit të përcaktuar”, thuhet në arsyetim.
Kjo ministri fton të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.