ATK-ja, aksion në disa qytete të Kosovës

ATK-ja, aksion në disa qytete të Kosovës

Ekonomia November 21, 2022 - 15:51

Në vazhdën e aktiviteteve të masave të sforcuara nga Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme, më 18 nëntor 2022 ka realizuar aktivitete nën asistencë të Policisë së Republikës së Kosovës ndaj 20 subjekteve biznesore, të cilat kishin borxh në vlerë mbi dy milionë euro.

Kësaj radhe aksioni ka qenë i shtrirë në këto lokacione: Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Prizren, Dragash, në kuadër të këtij aksioni janë mbyllur biznese për mospagesë të tatimit janë konfiskuar prona të paluajtshme dhe të luajtshme.

“Vlen të theksohet së ATK-ja për mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore që nga fillimi i këtij viti e deri më 18 nëntor 2022 ka zhvilluar aktivitete te 260 subjekte biznesore, të cilat kishin borxhe në vlerë 34,5 milionë euro. Përderisa inkasim me paradhënie është 12,7 milionë euro, ndërsa sa i përket pjesës tjetër të obligimeve, në pamundësi të pagesës së plotë kanë hyrë në marrëveshje të pagesës së borxhit me këste”, thuhet në njoftim.

Trajtimi i borxheve do të vazhdojë te çdo tatimpagues, i cili nuk u përgjigjet thirrjeve të ATK-së për t’i kryer obligimet e krijuara tatimore. /Zëri