Punë edhe të shtunën, Rizvanolli publikon foto nga zyra bashkë me ekipin e saj

Punë edhe të shtunën, Rizvanolli publikon foto nga zyra bashkë me ekipin e saj

Ekonomia November 19, 2022 - 20:58

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka treguar se në këtë ministri po punohet edhe ditëve të vikendit.

Rizvanolli ka publikuar sot një fotografi bashkë me ekpipin e saj, për të cilët ka thënë se po punojnë me përkushtim për të realizuar skemën e subvencionit për pajisje efiçente, transmeton Zeri.info

"Ky është ekipi i Ministrisë së Ekonomisë që po punon me përkushtim maksimal për të realizuar skemën e subvencionit për pajisje efiçente. Ju faleminderit! ", është shprehur ministrja.

Ajo ka lutur qytetarë që të aplikojnë edhe në fazën e dytë dhe të respektojnë afatet në mënyrë që ekipi të mund të procedojë aplikimet me kohë. /Zëri