Dogana kap mall në vlerë mbi 18 mijë euro

Dogana kap mall në vlerë mbi 18 mijë euro

Ekonomia November 12, 2022 - 12:12

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta ndalojë një rast të kontrabandës me ekrane të telefonave të mençur në regjionin e Vitisë.

Sipas njoftimit të Doganës bëhet e ditur se është kapur mall në vlerë mbi 18 mijë euro, raporton Zeri.info.

“Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë dhe pasi kanë

arritur ta ndalojnë kanë vërtetuar se ai automjet ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar si:Ekrana për telefona të menqur, Iphone X, 11Pro, Xmax = 1110 copë, Samsung J6, A, M, S = 844", thuhet në njoftim,.

Po ashtu bëhet e ditur se vlera e këtij malli llogaritet të jetë 18,079.10 euro dhe rasti është referuar tek hetimet për trajtim të metejë.

"Dogana mirëpret bashkëpunimin dhe lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit në linjat e sigurta të komunikimit”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Zëri

Image
Image