Hotelet e Kosovës rreth 70 mijë vizitorë në gusht, shumica të huaj

Hotelet e Kosovës rreth 70 mijë vizitorë në gusht, shumica të huaj

Ekonomia November 08, 2022 - 12:19

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin gusht 2022.

Sipas ASK-së, në gusht 2022 pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

“Numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në këtë muaj ishte 60 952, prej tyre 29,50% ishin vendorë dhe 70.50% të jashtëm, ndërsa numri i net qëndrimeve ishte 121 478, prej tyre 32,13% nga vendorët dhe 67.87% nga të huajt”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Numrin më të madh të vizitorëve e kishte rajoni i Prishtinës, me 20 548 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net qëndrimeve e kishte rajoni i Pejës, me 51 270 net qëndrimi.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Gjermania, Shqipëri, Zvicra etj. /Zëri