Arrin në 1 milion numri i klientëve të kompanisë IPKO

Arrin në 1 milion numri i klientëve të kompanisë IPKO

Ekonomia August 12, 2022 - 10:56

Dëshmohet edhe një herë si zgjedhja numër 1. për shërbimet e telekomunikimit. IPKO ka parë një rritje të numrit të përdoruesve në të gjitha segmentet, duke miratuar superioritetin markës së saj dhe ofrimin e shërbimeve të shkëlqyera.
IPKO aktualisht po i shërben mbi 1 milion klientëve, duke shënuar rritje të ndjeshme të përdoruesve të të gjitha shërbimeve.

Në mënyrë që të festoj bashkë me klientët e saj këtë arritje shume të rëndësishme në historikun e operimit të kompanisë në Kosovë, gjatë ditës së diele, me datë 14 gusht, të gjitha thirrjet brenda rrjetit IPKO do të jenë falas.

Duke qenë kompania e telekomunikimit me inovative në vend, me infrastrukturën më moderne dhe më të zhvilluar, IPKO vazhdon të zgjerojë rrjetin e saj të përdoruesve dhe të vlerësohet nga klientët e saj, të cilët mbeten besnik ndaj kompanisë dhe shërbimeve që ofron.

Me shtrirjen më të gjerë dhe me stabile të rrjetit celular dhe mbulimin 4G, përdorimi i internetit të telefonisë mobile të IPKO është vazhdimisht në rritje. Kjo, mbështet edhe më shumë faktin se edhe bashkatdhetarët tanë zgjedhin IPKO si ofruesin e tyre numër një për të gjitha shërbimet që ju nevojiten.

Duke qenë kompania me përkushtimin më të lartë në kujdesin e saj ndaj klientit, IPKO punon vazhdimisht drejt përmbushjes së nevojave dhe pritshmërive të klientëve, duke përfshirë edhe kërkesat e veçanta të bashkatdhetarëve tanë për komunikim, të cilët kanë treguar besimin e tyre në markën IPKO edhe këtë vit, ose duke blerë një numër IPKO ose duke u lidhur me rrjetin IPKO.

Përveç ofrimit të stabilitetit dhe cilësisë, kjo rritje e përdorimit të internetit të telefonisë mobile është gjithashtu një reflektim i disponueshmërisë së disa prej ofertave më tërheqëse në treg që IPKO ka krijuar për të qenë të përshtatshme për dëshirat dhe nevojat e secilit, qoftë për përdorim në Kosovë ose gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

Edhe me rritjen e shumëfishtë të numrit të konsumatorëve dhe trafikut gjatë muajve të verës, IPKO ka ruajtur stabilitetin dhe superioritetin e rrjetit.

IPKO është gjithashtu një nga markat më të besuara kur bëhet fjalë për shërbimet fikse si interneti dhe televizioni digjital.
Me shpejtësi interneti deri në 300Mbps, dhe me mbulim të 90% të territorit të Kosovës, IPKO plotëson të gjitha nevojat e klientëve për një internet të shpejtë dhe të qëndrueshëm.

IPKO është gjithashtu e pranishme në më shumë se 50% të të gjitha familjeve në vend me shërbime të televizionit digjital, dhe është vazhdimisht në rritje.

IPKO është ofruesi i vetëm i shërbimeve të telekomunikimit në Kosovë që ka infrastrukturën më moderne, në linjë me zhvillimet e fundit të teknologjisë, e cila ofron stabilitet, siguri dhe komoditet në përdorimin e shërbimeve të IPKO pa
ndërprerje.

IPKO është operatori i parë në Kosovë që ka përfunduar me sukses testimin e teknologjisë së rrjetit mobil të gjeneratës së pestë, 5G, e cila ka arritur një shpejtësi mbresëlënëse prej 1.2Gb/sek, gjë që dëshmon edhe më shumë përkushtimin
e kompanisë për të sjellë tek klientët e saj zhvillimet e fundit teknologjike.

IPKO do të mbetet e fokusuar tek klientët dhe do të vazhdojë të investojë në ruajtjen e stabilitetit superior të rrjetit si dhe kujdesin ndaj klientit, të cilat janë avantazhet kryesore të IPKO.

Artikulli është i sponsorizuar