Mustafa: Kriza energjetike dhe rritja e çmimeve po bëhen të papërballueshme për qytetarët

Mustafa: Kriza energjetike dhe rritja e çmimeve po bëhen të papërballueshme për qytetarët

Ekonomia August 06, 2022 - 13:28

Ish-ministri i Bujqësisë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa në një konferencë për medie ka thënë se Kosova është futur në krizë energjetike, që dita ditës po bëhet e pa përballueshme për qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, kriza energjetike dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve po e varfërojnë çdo ditë qytetarin e Kosovës.

“Kriza energjetike dhe kriza e rritjes së çmimeve po e varfëron çdo ditë qytetarin e Kosovës. Por në këtë krizë të madhe edhe më e varfër është përgjigja e Qeverisë së Kosovës me mungesën e masave që e përkrahin qytetari”, tha mes tjerash deputeti i LDK-së, Besian Mustafa. /EO