Çmimet e derivateve për sot, benzina më lirë se dje

Çmimet e derivateve për sot, benzina më lirë se dje

Ekonomia July 20, 2022 - 09:15

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Sipas publikimit, çmimi i dizelit është i njëjtë me një ditë më parë dhe do të shitet jo më shumë se 1.74 euro për litër, ndërsa benzina sot do të jetë 2 centë më lirë se dje dhe do të shitet jo më shumë se 1.61 euro për litër, transmeton Zeri.info.

Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, 0.78 euro për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 20.07.2022, prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit. /Zëri