Vjen një lajm i rëndësishëm për bizneset kosovare

Vjen një lajm i rëndësishëm për bizneset kosovare

Ekonomia January 18, 2022 - 10:43

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një postim në profilin e tij në Facebook ka shkruar se nuk pritet rritja e tarifës energjetike për kategorinë e bizneseve.

Ai pas shumë pyetjeve të pranuara ua ka bërë me dije bizneseve se nuk pritet shtrenjtimi i energjisë elektrike për këtë kategori.

“Pas shume pyetjeve nga bizneset për çështjen e rritjes së tarifës së energjisë elektrike, një përgjigje e shkurtër:

– Nuk pritet të ketë rritje të tarifës së energjisë elektrike për kategorinë e bizneseve”, shkroi Rukiqi. /Zëri