Piraj: Rrezik të kemi mungesë të lëndës së parë, shkak zbatimi jo i duhur i ligjit

Piraj: Rrezik të kemi mungesë të lëndës së parë, shkak zbatimi jo i duhur i ligjit

Ekonomia January 13, 2022 - 11:00

Pronar i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, në një intervistë ka thënë se zbatimi jo i duhur i Ligjit për Transportin po u shkakton probleme prodhuesve vendas.

Ai ka sqaruar se Ministria e Transportit ka vendosur leje për kamionët e vendeve të treta që transportojnë mall për në Kosovë.

Sipas tij, kamionët nga Maqedonia nuk paska opsion si të pajisen me atë leje, kurse kamionët nga Serbia po.

“Ligji ka hyrë në vitin 2013. Që nga atëherë për këtë herë institucionet e Kosovës nuk kanë punuar. Ligji përcakton rregullat normat dhe marrëveshjet ndërkombëtare për transport brenda territorit të Kosovës dhe jashtë saj. Unë jam për atë që ligjet të zbatohen. Ligjet që janë në fuqi të zbatohen, po ashtu edhe ligji në fjalë.

Mirëpo mënyra sesi ka filluar të zbatohet është e ngutshme dhe ka shkaktuar huti dhe probleme. Neve na ka shkaktuar dëme të mëdha. Prandaj fillimi i zbatimit të ligjit po rrezikon që neve të na mbyllë edhe prodhimin derisa të gjejmë transport për të transportuar mallin nga Evropa në Kosovë. Do të kërkojmë zbatimin e ligjit në tërësi.

Të miratohen marrëveshjet ndërkombëtare me vendet e regjionit për transport dhe pasi të përfundojnë procedurat e dhënies së lejeve, atëherë të caktohet afat kur do të fillojnë të zbatohen ato leje për arsye se transportuesit maqedonas ankohen se ata jo që nuk duan që aplikojnë për leje, mirëpo ankohen se nuk kanë ku t’i marrin ato leje dhe janë dënuar me kufi 50 euro duke u tërhequr vërejtjen se do të dënohen herën tjetër 500 euro”.

Ai më tej ka shtuar se po rrezikohet furnizimi me lëndë të parë.

Sipas tij, si ka filluar të zbatohet ligji, është e ngutshme, duke shtuar se situata është alarmante, sepse janë injoruar nga të gjitha qeveritë.

“Rrezikohemi për mungesë të lëndës së parë. Kam vërejte në mënyrën e organizimit të bizneseve në Kosovë. Problemet e ndërmarrjeve tona janë problemet e Qeverisë, sukseset tona janë edhe të shtetit, sepse çdo ndërmarrje nëse ka suksese do të punësohen shumë të rijnë. Por situata është alarmante, sepse të gjitha qeveritë i kanë injoruar të gjitha vërejtjet që kemi pasur si biznesmenë”, tha Piraj. /EO