Javën e ardhshme mbahet ankandi i katërmbëdhjetë i Letrave me Vlerë

Javën e ardhshme mbahet ankandi i katërmbëdhjetë i Letrave me Vlerë

Ekonomia September 06, 2021 - 08:37

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 13 shtator 2021 do të mbahet ankandi i katërmbëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand do të emetohen Bono Thesari me maturitet 12-mujor në shumën prej 20 milionë eurove.

“Investimi në Bono Thesari është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu u garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.

Në njoftim theksohet se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Zëri