Ndërpritet furnizimi me ujë për një pjesë të banorëve në lagjen “Mati 1”

Ndërpritet furnizimi me ujë për një pjesë të banorëve në lagjen “Mati 1”

Ekonomia September 03, 2021 - 13:58

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në disa rrugë të lagjes “Mati 1” do të ketë ndërprerje të ujit.

Sipas KRU “Prishtinës”, ndërprerje të ujit të pijshëm kohë pas kohe do të ketë për banorët e rrugës “Jakov Xoxa” e “Ndue Përlleshi”.

“Njoftojmë konsumatorët e rrugës ‘Jakov Xoxa’, ‘Uran Ajeti’/ ‘Ndue Përlleshi’ se për shkak të një rrjedhje uji të dukshme në rrugën ‘Uran Ajeti’ në lagjen ‘Mati 1’, rrjedhje kjo në pronë private (pronë e cila ka qenë rrugë publike e shpronësuar, më pastaj në pronë private nga Komuna e Prishtinës), kemi qenë të obliguar të marrim masa adekuate për ndërprerje të ujit, për arsye se kjo rrjedhje përveçqë po shkakton humbje të mëdha të ujit, është me mundësi rreziku potencial për banorët që jetojnë në atë objekt”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, duke theksuar se nga dje e edhe sot kanë autobotin në funksion për t’ua mundësuar banorëve furnizimin me ujë.

“Vlen të theksohet se rasti në fjalë është natyrë e ndërlikuar e defektit dhe kërkon kohë për sanimin përfundimtar të gjendjes”, thuhet në njoftim. /Zëri