Ministria e Shëndetësisë ia kujton masat Gastronomëve, vetëm 4 persona në një tavolinë

Ministria e Shëndetësisë ia kujton masat Gastronomëve, vetëm 4 persona në një tavolinë

Ekonomia April 27, 2021 - 15:48

Ministria e Shëndetësisë, ua ka kujtuar masat anti-COVID Gastronomëve.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të MSH-së, thuhet se gjitha kafiteritë, hotelet apo restaurantet janë të obliguar të lejojnë vetëm 4 persona në një tavolinë, transmeton Zeri.info.

“Të nderuar qytetarë, Në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e COVID-19, jeni të OBLIGUAR të uleni vetëm 4 persona në një tavolinë në secilën kafiteri, hotel apo restaurant”, thuhet në postimin e ministrisë.

Kujtojmë se Kosova ka lehtësuar masat nga 19 prilli ndërsa për 12 ditë kishte mbyllur bizneset e gastronomisë, qendrat tregatare dhe fitenset. /Zëri