Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Gastronomët në mbledhje urgjente, kundërshtojnë paralajmërimin për mbyllje

Gastronomët në mbledhje urgjente, kundërshtojnë paralajmërimin për mbyllje

Ekonomia April 05, 2021 - 09:41

Përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve, Veton Zuka, ka thënë se e kundërshton masën e paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë për mbyllje 12-ditore.

Në një lidhje direkte në Klan Kosova, ai ka bërë të ditur se sot në orën 14:00 do ta mbajnë një mbledhje së bashku me Këshillin Drejtues dhe do të vendosin se si do të vazhdojnë tutje.

“Gastronomia nuk ka qenë shpërndarëse e virusit, por fushatat zgjedhore. Pas fushatës ka ndodhur rritja e numrit të rasteve – partitë politikë janë fajtore për këtë situatë. Vendimi me u mbyll për 12 ditë s’mund të kryejë punë asgjë. Mund t’i ashpërsojmë masat në kuptimin e higjienës, por jo me mbyllje, sepse nuk kanë fuqi bizneset me i përballu as 12 orë, lëre më 12 ditë.

Ne sot si shoqatë e kemi në orën 14:00 mbledhjen me Këshillin Drejtues dhe me vendos çka më tutje.

Si shoqatë i kundërshtojmë ashpër këto masa, sepse nuk është fer me u blloku sërish – e kemi edhe kundërshtimin nga kryetarët e komunave. Ne presim reflektim të qeverisë që t’i rishqyrtojë këto masa”.