Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Viti 2021 rikthim në normalitet, ATK-ja: Në tremujorin e parë, mbi 134 milionë euro të hyra

Viti 2021 rikthim në normalitet, ATK-ja: Në tremujorin e parë, mbi 134 milionë euro të hyra

Ekonomia April 02, 2021 - 11:35

Në tremujorin e parë të vitit 2021, ATK-ja ka inkasuar 134.7 milionë euro të hyra, ka bërë të ditur zyrtarja për informim në Administratën Tatimore të Kosovës Valentina Bytyçi-Sefa

Sipas saj në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar të hyrat kanë shënuar ngritje prej 16.2 milionë euro.

“Institucioni i Administratës Tatimore të Kosovës për tre muajt e parë të vitit 2021 ka arritur të ketë një përformancë jashtëzakonisht të mirë, me inkasimin e të hyrave që ka realizuar ka arritur që të tejkalojë pritshmëritë që kemi pasur për këtë periudhë. Në të njëjtën kohë ka arritur të tejkalojë shifrat edhe me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Totali i të hyrave të realizuara për këta tre muaj është 134.7 milionë euro që nëse e krahasojmë me vitin e kaluar ne kemi inkasuar 16.2 milionë euro më shumë si dhe nëse krahasojmë me planin të cilin e kemi pasur të dizajnuar për këta tre muaj nga të hyrat e inkasuara ne kemi arrit që të realizojmë 11.7 milionë euro më shumë se planfikimi” është shprehur ajo.

Bytyçi-Sefa thotë se viti 2021 është vit i rikthimit të normalitetit tatimor, falë lehtësimit të masave nga Qeveria për bizneset.

“Shifrat të cilat ne i përmendem sigurisht japin optimizëm që në periudhat në vijim Administrata Tatimore e Kosovës do të ketë përformancë dhe trend të mirë të të hyrave pasiqë ky vit është vit i rikthimit në normalitet tatimor sigurisht dhe është vit që reflekton stabilitet tatimor. Kjo nënkupton që masat e Qeverisë kanë lehtësuar operimin e bizneseve ku prej orarit të kufizuar dhe një pjesë e madhe që nuk kanë operuara fare janë kthyer në normalitet ose në qind për qind të operimit dhe kjo sigurisht ka qenë refleksion pozitiv që ne të kemi trend pozitiv të të hyrave. Në të njëjtën kohë prej këtyre projeksioneve paraprake që janë bërë janë bërë duke pas parasysh zhvillimin dhe trendin ekonomik të vendit që do ta ketë. Këtu marrë parasysh investimet kapitale dhe investime tjera të cilat sigurisht do të jenë prurje dhe do të kenë inkasim sa i përket pjesës së ATK-së” ka shtuar ajo.

Poashtu Bytyçi-Sefa ka pohuar se realizimi i të hyrave dhe projekteve është duke shkuar sipas planifikimeve, gjë kjo që garanton stabilitet edhe për periudhat e tjera të vitit 2021.

“Ky vit është një lloj rikthimi, normaliteti. Realizimi i të hyrave dhe i të gjitha projekteve është duke shkuar sipas planifikimeve, aktivitetet e bizneseve me rregull përveç disave që janë duke funksionuar por kanë orar të kufizuar” ka përfunduar ajo për EO.