Më 25 shkurt do të mbahet ankandi i tretë i letrave me vlerë për vitin 2021

Më 25 shkurt do të mbahet ankandi i tretë i letrave me vlerë për vitin 2021

Ekonomia February 18, 2021 - 09:19

Ministria e Financave njofton se më 25 shkurt 2021 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2021.

Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet pesëvjeçar në shumën prej 15 milionë eurove.

Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu u garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /EO