Lansohet projekti co-branding Comodita Home & Prince Caffe

Lansohet projekti co-branding Comodita Home & Prince Caffe

Ekonomia February 11, 2021 - 10:14

Kafja Prince dhe filxhanët, të dizajnuara me ngjyrat e identitetit tënd!

Me qëllimin për të sjellë vazhdimisht inovacion për klientët e saj, Comodita Home vazhdon me zgjerimin e asortimanit të produkteve duke lansuar projektin co-branding me Prince Caffe.

Për të përqafuar këtë nismë gjigande, kafenë turke Prince tashmë e gjeni të ranguar edhe në raftet e dyqaneve Comodita Home dhe kanalet online të brandit. Duke u bazuar në konceptin për të përkrahur autentiken, me elemente të motiveve të veshjeve tradicionale, që prezantojnë kulturën dhe pasurinë e veçantë që kemi, projekti ka filluar zhvillimin gjatë përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në historinë e shekujve të tërë, nëse përsiasim mbi thesarin e muzikës, veshjeve, ushqimit e pirjes së kafesë, mund t'a dallojmë lehtësisht, takimin tonë me ndjenjën unike që na përfaqëson. Këtë ndjenjë mund t'a takojmë edhe sot, në rutinën tonë të përditshme, teksa ndjejmë shijen e re të Prince kafes turke, të servuar në filxhanët e pikturuar me ngjyrat e identitetit tonë.

Tashmë, të gjithë klientët mund të blejnë kafenë turke Prince Caffe 500gr. për vetëm 5.99€ bashkë me DHURATË filxhanin modern. Por kjo nuk është e vetmja. Për lansimin e këtij projekti, Comodita Home ka përgatitur një ofertë speciale, duke ju ofruar të gjithë klientëve të saj një pako ku përfshihen filxhanët e kafes 12 pjesë, kafe në paketim prej 500gr dhe një filxhan dhuratë, me zbritje për vetëm 38.99 €.

Prince Caffe Special Edition, dallohet për aromën e gërshetuar me ngjyrë dhe shije mahnitëse. Këtë produkt, e gjeni të veshur me paketimin madhështor. Dhe padyshim, në çdo gram që ndodhet brenda paketimit, ju do të takoni vetëm kualitetin e jashtëzakonshëm!

Ndjeje shijen e re të Prince Caffe me ngjyrat e identitetit tënd!

Image