Gastronomët: Mos t’iu shkon mendja me na mbyllë pas zgjedhjeve, protestat s’do të ndalen

Gastronomët: Mos t’iu shkon mendja me na mbyllë pas zgjedhjeve, protestat s’do të ndalen

Ekonomia February 06, 2021 - 12:12

Kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka reaguar duke thënë se heshtja e tyre ndaj politikës nuk është frikë por maturi e çdo gastronomi.

“Heshtja jonë ndaj politkës nuk është frikë, besoj se është maturi e çdo Gastronomi, edhe ne mundemi me organizu protesta, edhe ne mundemi me i hapë klubet, edhe ne mundemi me organizu festivale, edhe ne mundemi me i nisë dasmat, se asgjë dallim nga fushatat eketorale të partive politike nuk kanë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Po ashtu, Kllokoqi ka thënë se në rast se mendohet se vendi shkon në mbyllje me arsyetimin e rritjes së numrit të infektuarve atëherë sipas tij protestat e tyre nuk do të ndalen.

“Duke besuar në demokraci, ne do t’i shtjerrim të gjitha rrugët demokratike të diskutimit me çdo institucion përgjegjës shtetëror për me e ngritë zërin për hallet tona, veç për një gjë të jeni të bindur, po ju shkoj mendja me na mbyll pas zgjedhjeve me arsyetimin e rritjes së numrave ku vetë politika është shkaktari më i madh, protestat nuk do të kenë të ndalur”, tha Kllokoqi.

Ai tha se: “Andaj, mendoni edhe për neve dhe plot sektorë tjerë që luftë e kan ekzistencën, jo pushtetin, kur i bëni kalkulimet për vete”./Zëri