NLB-ja njofton klientët se degët e saj do të jenë të mbyllura më 1 dhe 4 janar

NLB-ja njofton klientët se degët e saj do të jenë të mbyllura më 1 dhe 4 janar

Ekonomia December 31, 2020 - 13:20

NLB-ja njofton se me rastin e festës së Vitit të Ri, më 1 dhe 4 janar 2021, degët e Bankës do të jenë të mbyllura.

“Ju lusim që degët e Bankës t’i vizitoni vetëm në rast se nuk keni zgjidhje tjetër. Reduktoni përdorimin e parave të gatshme, paguani me kartela të NLB Bankës ose me NLB Pay dhe tërhiqni mjetet nga bankomatët e shpërndarë në të gjithë Kosovën”, thuhet në njoftimin e tyre.

NLB-ja kërkon që të klientët të përdorin shërbimet elektronike, e-banking dhe m-banking, për kryerjen e transaksioneve bankare.


Lokacionet e bankomatëve: bit.ly/2L3hHjr

“Për më shumë informata telefononi në Qendrën Kontaktuese në 038 240 230 100 ose na shkruani në [email protected]”, thuhet në njoftim.